Page 62 - Demo
P. 62
60Kujdesuni për mjedisin tuajMendoni se si mund të kujdesemi për mjedisin.Ideja kryesoreNe kujdesemi për mjedisin duke bërë punë të vogla.Mendoni çfarë bëni në një ditë të zakonshme të jetës suaj. Ku shkoni? Si e siguroni energjinë? Çfarë lloje ushqimesh gatuani? Mjedisi ka nevojë për ndihmë për të mbrojtur habitatet dhe llojet në rrezik zhdukjeje. Ne duhet të kujdesemi për mjediset lokale dhe mbarëbotërore. Shumë nga veprimtaritë tona ndikojnë në mjedisin lokal dhe mbarëbotëror. Më poshtë janë disa mënyra kujdesi për mjedisin.Përdorimi i energjisë elektrikeNe përdorim energji elektrike. Nëse duam të kujdesemi për mjedisin, duhet të mendojmë për energjinë që përdorim. Gjithashtu duhet të mendojmë për mënyrën se si prodhohet energjia.Në shtëpinë tuaj, cilat objekte përdorin energji?Shkruani tri prej tyre.Të kursejmë energjiNjë nga gjërat që ne mund të bëjmë për t'u kujdesur për mjedisin, është të përdorim më pak energji në jetën tonë të përditshme. E fikni dritën kur dilni nga dhoma?Centralet elektrike prodhojnë energjinë elektrike që përdorim çdo ditë.

