Page 63 - Demo
P. 63
Kujdesuni për mjedisin tuaj61Si mund ta pakësoni sasinë e energjisë që përdorni?Shkruani dy mënyra që tregojnë se si mund ta kursejmë energjinë.Kutia e fjalëvedritën dielli energji paraKurseni energji elektrike,kurseni para.Prodhimi i energjisë kushton shumë. Kështu, nëse kursejmë energjinë, ne kursejmë paratë dhe si rrjedhim ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit.Energji e ripërtëritshmeMënyrat për të prodhuar energjinë që na nevojitet janë të ndryshme. Disa prej tyre e ndotin mjedisin, por ekzistojnë edhe mënyra të tjera më të pastra për prodhimin e saj. Shumë vende prodhojnë energji duke përdorur burime të ripërtëritshme, burime të energjisë që nuk mbarojnë kurrë. Energjia diellore (nga dielli), energjia hidroelektrike (nga uji), energjia gjeotermike (nga nxehtësia brenda tokës) dhe energjia e erës janë shembuj të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Energjia e ripërtëritshme nuk ndikon në ndotjen e mjedisit aq sa ndikojnë mënyrat e tjera të prodhimit të energjisë. Diskutoni rreth energjisë së ripërtëritshme.A mund të jepni shembuj të energjisë së ripërtëritshme?Plotësoni fjalitë e mëposhtme për përdorimin e energjisë. Përdorni fjalët e kutisë së fjalëve. E para është plotësuar.Ne përdorim në jetën e përditshme. Ne mund të kursejmë energji duke bërë veprime të thjeshta. Duhet të kujtohemi të fikim kur largohemi nga dhoma. Kur kursejmë energji ne gjithashtu kursejmë .Ne mund të shfrytëzojmë energjinë e burimeve të ripërtëritshme. dhe era janë burime të ripërtëritshme energjie.Panelet diellore kapin rrezet e diellit, të cilat shndërrohen në energji elektrike, që mund ta përdorim në shtëpi.energji

