Page 64 - Demo
P. 64


                                    62Ju pëlqen të pini ujë apo pije të gazuara? Nga ç'lloj materiale përbëhet shishja?Pasi pini lëngjet, çfarë bëni me shishet?Riciklimi Të gjithë mund ta ndihmojmë në shumë mënyra mjedisin tonë lokal dhe global. Një mënyrë është të riciklojmë.Riciklimi është një mënyrë e ripërdorimit të sendeve, të cilat nuk na nevojiten më. Ai gjithashtu na ndihmon të pakësojmë shpenzimet.Qelqi i riciklueshëmDisa nga sendet që mund të riciklojmë mund të jenë prej qelqi. Ai përdoret në prodhimin e shisheve të pijeve ose të kavanozave të ushqimit. Në qoftë se riciklojmë shishet e qelqit apo kavanozat, mund të bëjmë produkte të reja prej qelqi.Letra e riciklueshmeNe përdorim letrën për shumë gjëra si, për të bërë gazetat dhe çantat e letrës. Gjithashtu, letrën mund ta riciklojmë. Në këtë mënyrë shpëtojmë pemët! Çfarë tjetër mund të riciklohet? Shkruani dy sende që mund të riciklohen.Ricikloni në klasëHulumtim: Gjeni çfarë tjetër mund të riciklohet duke vëzhguar sendet që hedhim në plehra.Shkruani rezultatin e hulumtimit në fletoren e hulumtimeve.Kujdesuni për mjedisin tuajMendoni se si mund të kujdesemi për mjedisin.Ideja kryesoreNe kujdesemi për mjedisin duke bërë punë të vogla. 
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68