Page 66 - Demo
P. 66
64Mendoni disa mënyra me anë të të cilave mund ta ruani mjedisin.Ideja kryesoreNe kujdesemi për mjedisin, kur i mbledhim mbeturinat dhe nuk i hedhim në rrugë ato.Çfarë bëni ju me mbeturinat? I hidhni në koshin e plehrave? I hidhni përtokë ato?Çfarë janë mbeturinat?Mbeturinë është çdo material i panevojshëm, si për shembull shishet boshe që njerëzit i hedhin gjithandej pa kujdes. Mbeturinat mund të gjenden kudo.Ku mund të gjeni mbeturina?Shkruani tri vende ku mund të gjeni mbeturina.Pse duhet të kujdesemi për hedhjen e mbeturinave?Hedhja e mbeturinave shkakton shumë probleme. Mbeturinat nuk janë shumë të këndshme për t’u parë. Nuk është e këndshme të kalosh pranë tyre në rrugën për në shkollë, punë apo shtëpi. Problemi është më serioz sesa mendohet. Mbeturinat mund të dëmtojnë njerëzit, sepse ato tërheqin minjtë, të cilët mbartin shumë sëmundje. Duke i hedhur mbeturinat pa kujdes ne vendosim në rrezik veten tonë dhe kafshët.Imagjinoni një kafshë të rritur që përpiqet të gjejë ushqim. Kafsha nuhat ushqim, por aty nuk ka ushqim. Është vetëm një paketim ushqimi. Ndoshta aty mund të ketë një pjesë të vogël ushqimi, por Shpesh, kur njerëzit hedhin mbeturina mendojnë “nëse e hedh këtë mbeturinë të vogël, mjedisi nuk do të ndryshojë”.Imagjinoni sikur të gjithë ne të mendonim njësoj. Atëherë do të kishim probleme të mëdha.Shkruani tri lloje të ndryshme mbeturinash.Kujdesuni për mjedisin tuaj

