Page 67 - Demo
P. 67


                                    Kujdesuni për mjedisin tuaj65zakonisht është më shumë paketim sesa ushqim. Kafsha e uritur dëshiron të hajë. Ajo ha një pjesë të paketimit. Fatkeqësisht shumë lloje paketimesh nuk mund të treten nga kafshët. Paketimi mund t’u shkaktojë shumë probleme shëndetësore.Ne e dimë sa e rëndësishme është të mos hedhësh mbeturina. Në disa vende, mbeturinat janë një problem i madh. Maldivet janë ishuj shumë të bukur dhe të vizituar nga shumë turistë. Turistët dhe vendasit prodhojnë shumë mbeturina dhe mbetje në përgjithësi. Për t'u gjetur një vend të gjitha këtyre mbeturinave dhe mbetjeve një nga ishujt përdoret si pikë grumbullimi mbeturinash.Kush e ka për detyrë të ndalojë ose të pakësojë hedhjen e mbeturinave?A është hedhja e mbeturinave përgjegjësi e çdo personi? Apo përgjegjësi e komunitetit?Çfarë vendosët? Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?Sugjeroni një mënyrë se si mund të ndihmoni në zvogëlimin e ndotjes së mjedisit me mbeturina të hedhura kudo.Ne mësuam se pakësimi i mbeturinave dhe hedhja e tyre në vendet e duhura janë dy mënyra për t'u kujdesur për mjedisin.Fjalitë e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara?E vërtetë (V) apo e gabuar (G)?V/Ga) Nuk është problem të hedhësh mbeturinat në rrugë. b) Unë i hedh mbeturinat e mia në kosh.c) Ne duhet të  pakësojmë mbetjet.Tani shkoni në faqen 69 për të kontrolluar se çfarë dini.
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71