Page 68 - Demo
P. 68
66Si mund t'i ndihmoni të tjerët që të kujdesen për mjedisin?Në këtë mësim ju duhet të punoni me një projekt, i cili ka për qëllim të nxitë të tjerët të kenë kujdes për mjedisin. Më poshtë, është dhënë informacion rreth projekteve të mundshme. Çdo projekt ngre disa pyetje.Mendoni disa mënyra me anë të të cilave mund ta ruani mjedisin.Ideja kryesoreNe duhet të kujdesemi sëbashku për mjedisin.Ju duhet të gjeni përgjigjet e pyetjeve.Në fund të projektit do të bëni paraqitjen e tij. Mendoni se çfarë lloj paraqitjeje duhet të bëni. Mbase mund të bëni ndonjë lojë ose fletëpalosje, e cila mund t’u paraqitet nxënësve të shkollës.Projekti 1. Bëjeni komunitetin tuaj një vend të pastërKy projekt ka të bëjë me ndotjen prej mbeturinave.Diskutoni në grup rreth këtyre pyetjeve:a. A është e pastër shkolla juaj apo aty ka ndonjë mbeturinë?b. A ka ndonjë kosh plehrash jashtë shkollës, në anë të saj apo në rrugë?c. A ka ndonjë kosh plehrash afër shtëpisë suaj?d. A është i pastër dhe i sigurt mjedisi ku luani?Si mund ta realizoni këtë projekt? Këtu janë disa ide.• Në Internet ose në libra, mund të gjeni fotografi të zonave ku mbeturinat janë problem.• Kë mund të pyesni për mbeturinat dhe çfarë ndodh me to?• Ku shkojnë mbeturinat pasi mblidhen?• Si mund ta përdorim këtë informacion për të nxitur njerëzit që të kujdesen për mjedisin?Kujdesuni për mjedisin tuaj

