Page 69 - Demo
P. 69
Kujdesuni për mjedisin tuaj67Projekti 2. Kursimi i energjisëProjekti 3. Problemet që shkakton shiu acidKy projekt ka të bëjë me kursimin e energjisë.Diskutoni në grup rreth këtyre pyetjeve:a. A e kurseni energjinë në shkollën tuaj?b. A përfiton shkolla juaj energji të ripërtëritshme?c. Ka ndonjë central që prodhon energji afër shtëpisë suaj?d. Si mund të kurseni energji në shtëpinë tuaj?Si mund ta realizoni këtë projekt? Këtu janë disa ide.• Në Internet ose në libra mund të gjeni mjedise ku energjia shpërdorohet.• Cilin mund të pyesni rreth energjisë?• Ku mund të gjeni informacione për energjinë e ripërtëritshme?• Si mund ta përdorni këtë informacion për të nxitur njerëzit që të kursejnë energjinë? Si mund t’i nxitni ata të kujdesen për mjedisin?Ky projekt ka të bëjë me shiun acid dhe problemet që shkakton ai.Diskutoni në grup rreth këtyre pyetjeve:a. Çfarë është shiu acid?b. Si shkaktohet ai?c. Pse është problem shiu acid?d. Çfarë mund të bëjmë për të pakësuar formimin e shiut acid?Si mund ta realizoni këtë projekt? Këtu janë disa ide.• Në Internet ose në libra mund të gjeni figura të zonave ku shiu acid është një problem i madh.• Kë mund të pyesni rreth shiut acid?• Ku mund të gjeni informacion rreth shiut acid?• Si mund ta përdorni këtë informacion për të nxitur njerëzit të kuptojnë problemet që shkakton shiu acid? Si mund t’i nxitni ata të kujdesen për mjedisin?Tani shkoni në faqen 69 për të kontrolluar se çfarë dini.Kujdesuni për mjedisin tuaj

