Page 8 - Demo
P. 8


                                    6Bimët hahen nga kafshët, këto të fundit hahen nga kafshë të tjera dhe kështu me radhë. Mënyra se si ndodh e gjitha kjo është paraqitur në një zinxhir ushqimor.Këtu mund të shikojmë një zinxhir ushqimor:bimë insekt hardhucë gjarpërÇfarë tregojnë zinxhirët ushqimorë?Zinxhirët ushqimorë tregojnë se çfarë ha çdo kafshë përgjatë zinxhirit.Ne përdorim shigjetat për të treguar marrëdhëniet ushqimore në një habitat. Habitati është vendi ku jeton një bimë ose një kafshë.Marrëdhëniet ushqimore për një zinxhir ushqimor janë paraqitur si më poshtë:● Bimët janë ushqim për insektet:bima insekti● Insektet janë ushqim për hardhucat: insekti hardhuca● Hardhucat janë ushqim për gjarpërinjtë: hardhuca gjarpriIdeja kryesoreZinxhirët ushqimorë mund të përdoren për të treguar marrëdhëniet ushqimore.Zbuloni se zinxhirët ushqimorë mund të përdoren për të treguar marrëdhëniet ushqimore në një habitat.Një marrëdhënie ushqimore (ose lidhje ushqimore) na tregon se çfarë ha çdo kafshë. Një kafshë mund të hajë një bimë ose një kafshë tjetër.Shikoni figurën e një zinxhiri ushqimor. Çfarë mendoni se tregon ajo?Përgjatë zinxhirit ushqimor
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12