Page 1 - Demo
P. 1


                                    Fiona BaxterLiz DilleyJon Board6Biologjia 6 BiologjiaShqipëroi: Merita BerishaBiologjia 6 është një libër gjithëpërfshirës, i hartuar posaçërisht për programin mësimor të klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare. Libri ofron ide të shumta mësimdhënieje, duke u krijuar mundësi mësuesve të zgjedhin veprimtaritë më të përshtatshme për nxënësit. Mësimdhënia bazohet në nxitjen e marrëdhënies pyetje-përgjigje, ku integrohen pyetje shkencore me qëllim nxënien e koncepteve shkencore. Niveli gjuhësor është përzgjedhur në mënyrë të tillë që t’u përshtatet nxënësve, me koncepte të ilustruara përmes diagrameve për të krijuar ide pamore sa më të mira.Libri i nxënësit përmban: ilustrimet e nevojshme që shpjegojnë konceptet e paraqitura në këtë libër; veprimtari që zhvillojnë aftësitë e nxënësit për t’iu përgjigjur pyetjeve shkencore dhe që mbështetin të nxënit përmes zbulimit; një fj alor me fj alë kyçe; rubrikën “Flisni rreth...” që jep sugjerime për diskutimet në klasë; përmbledhje të pikave kyçe të trajtuara në rubrikën “Çfarë mësuat”;  rubrikën “Kontrolloni njohuritë”, që ofron mundësi për vlerësimin e njohurive të marra nga nxënësit. Çmimi 236 lekë
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10