Page 10 - Demo
P. 10


                                    8 1 Gjallesat në mjedis1.2 Zinxhiri ushqimor fillon me bimët8BimëtNe dhe kafshët kemi nevojë për energji në çdo gjë që bëjmë (si p.sh.: lëvizje, frymëmarrje, fjetje etj.). Energjinë ne e marrim nga ushqimi. I gjithë ushqimi ynë vjen nga bimët. Kafshët hanë bimë. Ne hamë bimë dhe kafshë. Shikoni me kujdes zinxhirët ushqimorë në temën mësimore 1.1. Të gjithë zinxhirët ushqimorë fillojnë me një bimë.Bimët janë të vetmet lloje që prodhojnë ushqimin e tyre dhe ushqimin tonë. Për këtë arsye ne i quajmë ato prodhues. Kafshët dhe njerëzit nuk mund ta prodhojnë vetë ushqimin e tyre. Ata ushqehen me bimë, prandaj quhen konsumatorë.Shikoni përsëri lidhjet ushqimore në këta dy zinxhirë ushqimorë (1) dhe (2).Bimët janë baza e jetës në tokë. Në zinxhirin ushqimor, misri është prodhuesi dhe pula është konsumatori. misri pulaGjeni prodhuesin dhe konsumatorin në zinxhirin ushqimor 2.Nëse një njeri përdor si ushqim pulën në zinxhirin ushqimor (1) ai do të jetë një tjetër konsumator. Në këtë rast zinxhiri ushqimor mund të shkruhet:misri pula njeriu12Detyrë1. Hartoni zinxhirë ushqimorë me grupet e gjallesave: a) spinaq, zog, krimb,b) njeri, bar, dele.Fjalë kyçe:energjiprodhueskonsumatorfotosintezë • faktor
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14