Page 11 - Demo
P. 11
9Si e prodhojnë ushqimin bimët?Bimët e prodhojnë ushqimin në gjethet e tyre. Një bimë ka nevojë për ujë, dyoksid karboni dhe energji diellore që të kryejë procesin e fotosintezës. Këta janë faktorë të domosdoshëm që bima të prodhojë ushqim.Nëse bima merr energjinë e diellit dhe dyoksidin e karbonit nga ajri, por nuk merr mjaftueshëm ujë, ajo do të thahet. Bimët e kthejnë ujin dhe dyoksidin e karbonit në sheqer dhe në oksigjen. Sheqeri depozitohet, ndërsa oksigjeni çlirohet në ajër.Kur një kafshë ha një bimë, ajo merr energji nga sheqeri i depozituar në organet e bimës.Gjithashtu, bimët marrin nga toka elementet, hekur dhe magnez. Ato gjenden të tretura në ujin që ka toka. Bima merr ujin dhe lëndët ushqyese nëpërmjet rrënjëve të saj.Hulumtim mbi çfarë u nevojitet bimëve që të mbijetojnë dhe të prodhojnë ushqimPlanifikoni dy eksperimente për të treguar se:1. bimët kanë nevojë për ujë,2. bimët kanë nevojë për dritë.Përpara se të filloni, parashikoni se çfarë do të ndodhë me bimët tuaja. Veprimtaria 1.2Mjetet e nevojshme:4 vazo • fara ose fidanë të shëndetshëmFlisni rreth...Çfarë ndodh me të gjithë sasinë e oksigjenit që bimët çlirojnë në ajër?DiellidyoksidkarboniujëPyetje dhe detyra1. Përcaktoni faktorët ndikues në eksperimentet 1 dhe 2.2. Çfarë parashikuat në secilin eksperiment?3. Çfarë provash gjetët në eksperimentet 1 dhe 2 për të mbështetur parashikimet tuaja?Jepni shpjegime nëse përputhen ose jo rezultatet e eksperimenteve me parashikimet tuaja.Çfarë mësuatBimët janë prodhuese, sepse ato e përgatitin vetë ushqimin e tyre. Kafshët janë konsumatorë, sepse ushqehen me bimë.1 Gjallesat në mjedis 9

