Page 12 - Demo
P. 12


                                    10 1 Gjallesat në mjedisKonsumatorëtDisa kafshë ushqehen kryesisht me bimë. Ato quhen konsumatorë të rendit të parë. Disa kafshë hanë kafshë të tjera. Ato quhen konsumatorë të rendit të dytë, të tretë, të katërt etj. Një kafshë që ha kafshë të tjera, quhet kafshë grabitqare ose gjahtar. Kafshët që vriten dhe hahen nga kafshët grabitqare, quhen preja (gjahu) e tyre. Shikoni këta shembuj:Gjarpërinjtë janë grabitqarë.Disa e vrasin gjahun e tyre me anë të një lëngu helmues, por ky gjarpër po e gëlltit atë njëherësh. Bretkosa është një kafshë grabitqare, sepse ha insekte. Ajo nxjerr jashtë gjuhën e saj ngjitëse për të kapur gjahun.1.3 Konsumatorët në zinxhirët ushqimorëFjalë kyçegrabitqar • predekompozues10Në një zinxhir ushqimor mund të ketë më shumë se një konsumator. Karkaleci ha bimën. Më pas ai bëhet pre për hardhucën, e cila është një kafshë grabitqare. Më pas hardhuca bëhet pre për shqiponjën, e cila është një grabitqare tjetër. Kur konsumatori i fundit vdes, trupi i tij dekompozohet nga mikroorganizmat dhe kërpudhat. Mikroorganizmat dhe kërpudhat quhen dekompozues.Kukuvajka është një shpend grabitqar dhe gjahu i saj është miu.
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16