Page 13 - Demo
P. 13
SfidëVenus insektekapësja rritet në toka, të cilat janë të varfra me lëndë ushqyese. Ashtu si dhe bimët e tjera, ajo mund të prodhojë sheqer nga drita e diellit, por ajo ngre edhe kurthe për të kapur mizat dhe i tret ato. Venusi i merr lëndët ushqimore nga trupi i mizës. Pse është aq i dobishëm kurthi i mizave për kapjen e tyre? Mund të gjeni dy emra të tjerë bimësh grabitqare?Çfarë mësuatGrabitqarët janë konsumatorë që ushqehen me kafshë të tjera.Kafshët që hahen nga grabitqarët quhen preja e tyre.11Pyetje dhe detyra1. Kujtoni gjallesat që ndodhen në habitatin tuaj lokal. Gjeni dy grabitqarë. Cila është preja për secilin grabitqar?2. Shikoni kafshët në figurë. Aty janë pesë grabitqarë dhe pretë e tyre. Bashkoni me shigjetë secilin grabitqar me prenë e tij.3. Vizatoni një zinxhir ushqimor të bazuar te kjo figurë, ku të tregoni disa nga grabitqarët dhe pretë e tyre. Filloni me një prodhues.4. Në zinxhirin ushqimor që vizatuat, gjeni një nga grabitqarët. Konsumator i cilit rend është ai? Venus insektekapësja ka mbërthyer në kurth një mizë.ari polar fokëmizëbretkosë gazelë merimangëpeshkpulëbardhë gepardFlisni rreth...A ka ndonjë kafshë që nuk bëhet kurrë pre e një kafshe tjetër?1 Gjallesat në mjedis 11

