Page 14 - Demo
P. 14


                                    12 1 Gjallesat në mjedis1.4 Zinxhirët ushqimorë në habitate të ndryshme12Habitate të ndryshmeNë tokë hasen lloje të ndryshme habitatesh. Kjo shpjegohet me faktin se kemi klima të ndryshme dhe për pasojë, edhe bimësia është e ndryshme. Në pyjet tropikale rriten shumë lloje bimësh, sepse ato kanë klimë të ngrohtë e të lagësht, ndërsa në shkretëtirë për shkak të klimës së thatë rriten vetëm disa lloje bimësh. Lloje të ndryshme bimësh tërheqin kafshë të ndryshme. Si pasojë ne gjejmë zinxhirë ushqimorë të ndryshëm, sipas llojit të habitatit.zebra gepardiantilopagjirafaluaniqeni i egërhienaFjalë kyçetropikalshkretëtirësavanëplanktonZinxhirë ushqimorë në një habitat savaneSavana mbulon një pjesë të madhe të Afrikës. Ajo është e nxehtë gjithë vitin dhe shiu bie kryesisht në verë. Atje rritet bar dhe pemë të rralla. Disa kafshë ushqehen me bar dhe me pemë (barngrënëse). Disa kafshë të tjera janë grabitqare (mishngrënëse).Më poshtë është paraqitur një zinxhir ushqimor në një habitat savane. Duke parë figurën, diskutoni çfarë ndodh në zinxhirin ushqimor. Cilët janë prodhuesit? Cilët janë konsumatorët? Cilët konsumatorë janë grabitqarë dhe cilët janë pre? Me çfarë ushqehet secila kafshë?
                                
   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18