Page 15 - Demo
P. 15


                                    13Peshkaqeni elefant arrin një gjatësi prej 8 metrash, por ai ushqehet vetëm me plankton.Pyetje dhe detyra1. Krahasoni prodhuesit në habitatet e savanës me ato të habitateve të oqeanit.2. Në habitatin e savanës:a) Emërtoni tri kafshë që hanë vetëm bimë.b) Vizatoni dy zinxhirë ushqimorë që tregojnë marrëdhëniet grabitqar – pre.3. Në habitatin e oqeanit:a) Vizatoni dy zinxhirë ushqimorë që përmbajnë një grabitqar dhe prenë e tij.b) Vizatoni dy zinxhirë ushqimorë që përmbajnë dy grabitqarë dhe pretë e tyre.Zinxhirët ushqimorë në habitatin e oqeanitPothuajse 3/4 e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar nga uji. Pjesën më të madhe të kësaj sipërfaqeje e zënë oqeanet, prandaj habitatet e oqeanit janë shumë të rëndësishme. Aty ka lloje të shumta algash. Shumica e bimëve dhe e kafshëve janë aq të vogla, saqë nuk mund të shihen me sy të lirë. Ato quhen plankton. Disa kafshë deti ushqehen vetëm me plankton. Kafshë të tjera janë grabitqare.Diskutoni për ato çfarë shihni në figurën e zinxhirëve ushqimorë në oqean. Cilët janë prodhuesit, cilët grabitqarët dhe cilat pretë? Cili është ngrënë, nga kush është ngrënë? Në habitate të mëdha, zinxhirët ushqimorë ndërthuren dhe formojnë rrjeta ushqimore. Për shembull, një mi ushqehet me bimë por edhe me insekte, krimba, kërmij etj. Ai sillet si konsumator i parë kur ha bimë (zinxhiri i parë ushqimor) dhe konsumator i dytë kur ha insekte, kërmij etj. (zinxhiri i dytë ushqimor). Këtu ndërthuren dy zinxhirë ushqimorë që formojnë një rretë ushqimore.Çfarë mësuatHabitate të ndryshme përmbajnë bimë dhe kafshë të ndryshme. Për rrjedhojë, edhe zinxhirët ushqimorë që formohen në to do të jenë të ndryshëm.Flisni rreth...Çfarë do të ndodhte sikur të ngordhnin papritur të gjithë grabitqarët në habitatin e savanës?1 Gjallesat në mjedis 13
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19