Page 16 - Demo
P. 16


                                    14 1 Gjallesat në mjedisÇdo sekondë pritet një sipërfaqe pyjesh tropikale sa një fushë futbolli. Kjo dukuri quhet shpyllëzim. Shpyllëzimi ndodh kur ne shkatërrojmë pyjet, duke prerë pemët. Pse ndodh kjo? Arsyet kryesore janë:përdorimi i drurit për të bërë mobilje;përdorimi i drurit si lëndë djegëse;përdorimi i tokës për bujqësi;përdorimi i tokës për të ndërtuar qytete;përdorimi i tokës për miniera të reja.Kullota bagëtish në tokën që dikur ka qenë pyll.Shpyllëzimi sjell pasoja negative mbi mjedisin. Kur priten pemët e një pylli, duhen rreth 100 vjet që pemët e reja të rriten plotësisht. Pa pemë, në pyll nuk ka gjethe të kalbura që kthehen në pleh. Kjo varfëron tokën dhe bën që aty të rritet vetëm bar. Bimët dhe kafshët në pyll zhduken.1.5 ShpyllëzimiPemët thithin dyoksidin e karbonit nga ajri, për të përgatitur ushqimin. Kështu, pyjet pakësojnë dyoksidin e karbonit në ajër dhe ndihmojnë në zvogëlimin e ngrohjes globale. Gjithashtu, bimët nxjerrin jashtë oksigjenin, i cili është i nevojshëm për mbijetesën e njerëzve dhe të kafshëve.Fjalë kyçe shpyllëzimpasojë negativemjedisngrohje globaleefekti serëruaj
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20