Page 17 - Demo
P. 17
Flisni rreth...Pse pyjet janë quajtur mushkëritë e tokës?Çfarë mësuatShpyllëzimi ndodh kur njerëzit shkatërrojnë pyjet duke prerë pemët.Shpyllëzimi sjell pasoja negative për mjedisin.15Pse janë të rëndësishme pyjet?HabitatetNë një sipërfaqe pylli tropikal 6 km2, mund të gjenden 1500 lloje bimësh, 400 lloje zogjsh, 150 lloje fluturash dhe 100 lloje zvarranikësh.Barnat (ilaçet)Njerëzit që jetojnë afër pyjeve, kanë gjetur mjaft bimë që kurojnë sëmundjet e njeriut. Shumë barna moderne janë bërë fillimisht nga bimët e pyllit.Luftojnë efektin serrëNga rritja e përqendrimit të gazeve në atmosferë, formohet një shtresë që lejon rrezet e diellit të hyjnë, por nuk lejon nxehtësinë të dalë jashtë atmosferës. Si pasojë, temperatura e tokës rritet. Kjo dukuri është quajtur efekti serrë. Procesi i ngrohjes së Tokës është quajtur “ngrohje globale”.Mbillni një pemëJu mund të mbillni një pemë që të jepni ndihmën tuaj në pakësimin e dyoksidit të karbonit në ajër. Shkoni në një fidanishte ose te kopshti i një shoku dhe pyesni nëse mund t’ju dhurojnë një filiz. Ç’lloj peme do t’ju pëlqente? Ndoshta një pemë që bën hije? Apo më mirë një pemë frutore? Pyetni kopshtarin se ku duhet ta mbillni pemën tuaj dhe si. Ai do t’ju thotë sa shpesh duhet ta ujisni dhe ta plehëroni atë.Veprimtaria 1.5Pyetje dhe detyra1. Gjeni tri pasoja negative të shpyllëzimit.2. Krahasoni tokën në një sipërfaqe pyjore para dhe pas shpyllëzimit.3. Shpjegoni pse blerja e mobilieve të dorës së dytë prej druri është një mënyrë e mirë për të ruajtur pyjet.4. Parashikoni se ç’mund të ndodhë me dyoksidin e karbonit dhe oksigjenin në ajër nëse i shpyllëzojmë të gjitha pyjet.1 Gjallesat në mjedis 15

