Page 18 - Demo
P. 18
16 1 Gjallesat në mjedisNga djegia e qymyrit dhe e vajit, në fabrika apo në centrale energjetike çlirohen në ajër dyoksidi i squfurit, oksidi i karbonit, oksidi i azotit etj.1.6 Ndotja e ajrit16Atmosfera jonë përmban kryesisht dy gaze: azotin dhe oksigjenin. Në atmosferë ka dhe sasi të vogla të dyoksidit të karbonit dhe të avujve të ujit. Asnjëri prej këtyre gazeve nuk është i dëmshëm, por njerëzit e ndotin atmosferën me sasi të vogla të gazeve të tjera. Oksidi i karbonit është gaz helmues. Makinat e reja e ndotin më pak ajrin se ato të vjetrat, sepse ato kanë një pajisje që e kthen oksidin e karbonit në dyoksid karboni.Ne djegim qymyr dhe vajra për të marrë energji. Energjia e erës, e diellit dhe e ujit nuk shkakton ndotje, por për shumë vende këto forma energjie janë më të kushtueshme se qymyri dhe vaji.Ndonjëherë ndotësit shpërndahen nga era, por shpesh ajri i ndotur qëndron mbi qytete. Ndotja ka efekte negative te bimët dhe te kafshët. Në zonat e ndotura shpesh njerëzit vuajnë nga bronkiti dhe astma.Makinat, motorët, autobusët dhe kamionët lëshojnë tym që përmban oksid karboni.Fjalë kyçe ndotje • ndotësbronkit • astmë

