Page 19 - Demo
P. 19
Flisni rreth...Nga se shkaktohet ndotja e ajrit në zonën tuaj?Çfarë mësuatShkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit janë tymrat e makinave dhe gazet që lëshojnë fabrikat e centralet energjetike, të cilat përdorin si lëndë të djegshme qymyret dhe naftën.Kjo ndotje ka ndikime negative për mjedisin dhe për shëndetin e njerëzve.17Matni grimcat ndotëse në ajërShënoni një zonë 4 x 1 cm me një lapustil në një anë të secilës lamë (prej qelqi). Vendosni nga një numër për secilën lamë nga 1 - 5. Lyeni anën tjetër të secilës lamë me një shtresë të hollë vazeline.Vendosini lamat në pesë vende të ndryshme në mënyrë që vazelina të jetë në kontakt me ajrin. Zgjidhni vende ku lamat e qelqit të mos dëmtohen dhe lërini aty për një javë. Pas një jave vendosini me kujdes lamat në një kuti dhe sillini në shkollë. Mos e prekni pjesën e lyer me vazelinë. Parashikoni se cila nga lamat do të jetë ndotur më tepër. Tregoni arsyen. Vëzhgoni me vëmendje secilën lamë me një lupë dore. A mund t’i shikoni grimcat e ndotjes?Gjeni përafërsisht numrin e grimcave në secilën zonë të shënuar. Shkruani rezultatet tuaja në një tabelë.Veprimtaria 1.6Pyetje dhe detyra1. Krahasoni rezultatet me grupet e tjera. Cila zonë është më e ndotur? Mund tëshpjegoni pse?2. A mund të nxirrni ndonjë përfundim duke vërejtur rezultatet tuaja? Bën përjashtim ndonjë zonë?3. A përputhen parashikimet tuaja me rezultatet e shënuara në tabelë?4. Punoni me grupe për të përgatitur një fletëpalosje me informacion për lloje të tjera ndotjeje. Mund të merrni informacion për ndotjen e ujit dhe për ndotjen e tokës. Paraqiteni informacionin tuaj në klasë. Diskutoni rreth tyre.Bëni kujdes që vazelina të jetë në kontakt me ajrin.Mjetet e nevojshme:5 lama qelqi • vazelinë • lapustil shirit ngjitës • lupë dore1 Gjallesat në mjedis 17

