Page 20 - Demo
P. 20


                                    18 1 Gjallesat në mjedis1.7 Shiu acidNë të gjithë botën gjen bimë të thara. Kjo ka ndodhur për shkak të një lloj ndotjeje të quajtur shiu acid.Nga djegia e qymyrit, e karburanteve dhe e gazit natyror, përftohen dyoksidi i squfurit, i karbonit dhe okside të azotit. Këto gaze treten në ujin e shiut dhe formojnë acide, si acidi sulfuror, përzierja acid nitror e nitrik etj. Kjo e kthen shiun në shi acid. Ai mund të bëhet po aq acid, sa edhe lëngu i limonit. Në figurë tregohet se si formohet shiu acid. Kur shiu acid bie mbi liqene uji i tyre shfaq veti acide. Shiu acid gërryen gurët dhe dëmton ndërtesat.Vëzhgoni efektin e shiut acid.Ujitni një fidan me ujë të zakonshëm.Ujitni një fidan tjetër me lëng limoni.Bazuar në njohuritë që morët mbi shiun acid, parashikoni se ç’do të ndodhë me dy fidanët.Vëreni ç’do të ndodhë me to në ditët që pasojnë.Veprimtaria 1.7Fjalë kyçe shi acidMjetet e nevojshme:dy fidanë të shëndetshëm që rriten në tokë • ujë • lëng limoni
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24