Page 21 - Demo
P. 21
Çfarë mësuatShiu acid shkaktohet nga dyoksidi i squfurit, i tretur në ujin e shiut.Shiu acid dëmton bimët, gjallesat shtazore në ujë dhe gurët e ndërtesave.Flisni rreth...Si mund ta tregoni me shembuj që shiu acid dëmton ndërtesat prej guri?Si ndikon shiu acid në mjedisToka përmban lëndë ushqyese, të cilat rritin bimë të shëndetshme. Këto lëndë bimët i marrin nëpërmjet rrënjëve të tyre. Shiu acid i ndryshon lëndët ushqyese. Mungesa e tyre dobëson bimët. Ato rriten më ngadalë dhe gjethet e tyre bien. Bimët kanë nevojë për gjethet që të prodhojnë ushqim. Sa më pak gjethe të kenë bimët, aq më pak ushqim prodhojnë ato.Madje dhe pemët e mëdha mund të dëmtohen nga shiu acid. Dëmtues të ndryshëm mund t’i dëmtojnë pemët, pasi ato janë dobësuar nga shiu acid. Më pas degët e tyre thahen plotësisht dhe bimët vdesin përfundimisht.Pyetje dhe detyra1. Krahasoni dy bimët pas pesë ditësh. Çfarë ka ndodhur me:a) gjethet,b) kërcellin?2. A mbështetin këto rezultate parashikimin tuaj? Si?3. Përdorni ato që mësuat rreth shiut acid për të shpjeguar pse ndodhin këto ndryshime.4. Kërkoni dhe shihni në internet se si mund t’i dëmtojë ndërtesat shiu acid.Shiu acid ka dëmtuar halat e pishës në fund të degëve.Të gjitha gjethet janë tharë për shkak të shiut acid.Numri i bretkosave është në rënie në të gjithë botën. Shiu acid dëmton vezët, larvat dhe vret insektet me të cilat ushqehen bretkosat.1 Gjallesat në mjedis 19

