Page 22 - Demo
P. 22
20 1 Gjallesat në mjedis1.8 Gjallesat në rrezik zhdukjejeFjalë kyçe gjallesë në rrezik zhdukjejehallkë ekuilibër biologjik gjallesë shtegtareÇdo gjallesë në zinxhirin ushqimor quhet një hallkë. Po të shkëputet njëra nga hallkat e zinxhirit ushqimor, ekuilibri biologjik prishet. Kjo shkakton zhdukjen e shumë gjallesave, mbijetesa e të cilave varet nga njëra-tjetra. Në ditët e sotme shumë gjallesa janë zhdukur, të tjera janë në rrezik zhdukjeje ose janë rralluar shumë. Faktorët që ndikojnë në këtë proces janë: ndryshimet e klimës (efekti serrë, ngrohja globale); ndotja e tokës, e ujit dhe e ajrit, shiu acid; gjuetia e paligjshme; shpyllëzimi; zhvillimet urbane; përdorimi i pesticideve, i lëndëve kimike etj.Shumica e këtyre faktorëve ndikon në ndotjen e mjedisit. Rolin kryesor në këtë ndotje e ka njeriu me veprimtaritë e tij.Në 12 vende të botës jetojnë gjithsej rreth 6000 leopardë, por numri i tyre është gradualisht në rënie.Orangutangu i Sumatrës është një ndër llojet më të rrezikuara të majmunëve.

