Page 23 - Demo
P. 23
1 Gjallesat në mjedis 21Në Shqipëri, janë të kërcënuara nga zhdukja 91 lloje gjallesash, prej të cilave 45 lloje bimësh dhe 46 lloje kafshësh. Disa nga këto gjallesa janë: arra e ujit, gështenja e kalit, gjeli i egër, thëllëza e malit, dallëndyshja, dhelpra, lepuri i egër, derri i egër etj. Është pakësuar numri i shumë gjallesave shtegtare, si dallëndyshja dhe pelikani kaçurrel. Ato janë larguar për shkak të mungesës së ushqimit.Dallëndyshja është zog shtegtar.Pelikani kaçurrel është shpend shtegtar që vjen në lagunat tona.Çfarë mësuatShkëputja e hallkave në zinxhirët ushqimorë shkakton prishjen e ekuilibrave biologjikë. Njeriu me veprimtarinë e tij ndikon në ndotjen e mjedisit dhe si pasojë në zhdukjen e gjallesave.Në planet, ashtu si dhe në vendin tonë, shumë bimë dhe kafshë janë në rrezik zhdukjeje.Flisni rreth...Çfarë masash duhet të marrim që gjallesat të mos shkojnë drejt zhdukjes?21Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me prishje të ekuilibrit biologjik?2. Cilët janë faktorët që ndikojnë në zhdukjen e gjallesave? 3. Sa lloje gjallesash janë në rrezik zhdukjeje në Shqipëri?4. Pse dallëndyshja dhe pelikani quhen gjallesa shtegtare?5. Përmendni disa emra gjallesash që janë në rrezik zhdukjeje në planet.6. Diskutoni mbi rolin që ka njeriu në pakësimin e numrit të gjallesave.1 Gjallesat në mjedis

