Page 24 - Demo
P. 24
22 1 Gjallesat në mjedisGropat e mbeturinave zënë një pjesë të sipërfaqes së tokës, e cila mund të përdoret për nevoja të tjera.Përdorini përsëri enët prej qelqi ose çojini për riciklim. Qelqi mund të shkrihet dhe pastaj mund të përdoret për të ribërë enë qelqi të reja. Qelqi nuk shpërbëhet.Miliona pemë janë prerë për t’u bërë brumë druri për letër. Po të riciklonim letrën, atëherë do të priteshin më pak pemë.Kënaçet e pijeve janë prej alumini. Ato mund të riciklohen. Për të nxjerrë aluminin nga shkëmbinjtë duhet shpenzuar shumë energji. Kurse, duke i ricikluar sendet prej alumini, shpenzohet shumë më pak energji.Disa lloje plastikash nuk shpërbëhen kurrë. Riciklimi i sendeve plastike është i kushtueshëm. Në vend që t’i hidhni, përdorini përsëri ato. Nëse është e mundur, mos blini ushqime me paketime plastike.Kjo enë do të ripërdoret për të mbledhur larva bretkosash.Bora bëri me qese plastike një pulë lodër si kjo. Ajo ricikloi qeset.1.9 RiciklimiLargimi i mbeturinave është një problem i madh. Si mund të shpëtojmë nga malet e plehrave që i hedhim kudo? Shumica e tyre hidhen në kazane apo gropa si kjo në figurë. Vendet e groposjesjanë grumbull i madh mbeturinash në afërsi të qyteteve që më vonë mbulohen me dhe. Në qoftë se do të pakësonim sasinë e mbetjeve, do të ndihmonim në pastrimin e mjedisit.Me riciklim do të kuptojmë procesin e përpunimit të atyre mbetjeve që nuk i hedhim, por i kthejmë në diçka tjetër që mund të përdoret përsëri. Pakësimi i mbeturinave dhe riciklimi i tyre mund të bëhet nga të gjithë ne, në shtëpi, në shkollë dhe në punë. Herën tjetër që do të hidhni diçka në koshin e mbeturinave, ndaloni dhe mendoni. A mund të riciklohet ajo?Ruani mjedisin duke ricikluar edhe juRipërdorimi dhe riciklimi janë mënyra pozitive për të kursyer lëndët natyrore dhe për t’u kujdesur për mjedisin.Fjalë kyçericiklim largimi i mbeturinavegroposje • pakësimpozitiv • pleh shtëpiak

