Page 25 - Demo
P. 25
1 Gjallesat në mjedis 23Çfarë mësuatRiciklimi është procesi i përpunimit të atyre mbetjeve që nuk i hedhim, por i kthejmë në diçka tjetër, të cilën mund ta përdorim përsëri. Ripërdorimi dhe riciklimi ndihmojnë për t’u kujdesur për mjedisin.Pyetje dhe detyra1. Sugjeroni mënyra, të cilat ju lejojnë të kurseni sa më shumë letër.2. Sugjeroni mënyra të ripërdorimit të enëve plastike. 3. Si mund t’i ndihmojë plehu shtëpiak bimët?4. Nxitini njerëzit të riciklojnë. Bëni një poster dhe vendoseni në një vend të dukshëm.Flisni rreth...Çfarë bëni ju dhe familja juaj për të ripërdorur dhe për të ricikluar në shtëpi?Përgatitja e plehut shtëpiakMblidhni lëkura zarzavatesh, frutash dhe lëvore vezësh. Mblidhni bar të prerë, gjethe dhe barëra të këqija.Vendosini plehrat në një qese. Shtoni pak ujë, por mos i lagni shumë. Vendosni përzierjen e mbeturinave në një vend të ngrohtë për disa javë.Përzierja do të jetë gati, si pleh, kur të marrë një ngjyrë të errët dhe të jetë zbutur.Shpërndajeni mbi tokë, rreth e qark bimëve.Veprimtaria 1.9SfidëShkoni në supermarket. Renditni produktet me paketime që mund të riciklohen.23Mjetet e nevojshme:një qese e madhe me mbeturina ushqimesh • mbeturina të një kopshti bimësh1 Gjallesat në mjedisMos i hidhni të gjitha mbeturinat e kuzhinës dhe të kopshtit! Ato mund t’i ricikloni duke bërë pleh shtëpiak të dobishëm për tokën dhe për bimët.

