Page 26 - Demo
P. 26
24 1 Gjallesat në mjedisKurseni ujin dhe energjinëÇdokush mund të kujdeset për mjedisin, duke shpenzuar më pak ujë dhe energji. Kjo ndihmon për të ruajtur çdo burim natyror.Ju mund ta kurseni ujin shumë lehtë. Më poshtë janë dhënë disa ide:Përdorni dushin në vend të vaskës.Mos e lini asnjëherë rubinetin të pikojë.Mblidhni ujin e shiut në një fuçi dhe përdoreni për larje. Diskutoni për mënyra të tjera se si të shpenzoni më pak ujë.Energjinë elektrike mund ta kurseni shumë lehtë. Më poshtë janë dhënë disa ide:Fikini dritat kur nuk ju nevojiten.Përdorni llamba që harxhojnë më pak energji.Ecni në këmbë ose ngisni biçikletën, në vend që të përdorni makinën apo autobusin.Përdorni panele diellore për të ngrohur ujin. Ato janë shumë më të pastra dhe më të lira sesa ngrohësi elektrik.Diskutoni për mënyra të tjera se si mund të pakësoni konsumin e energjisë.1.10 Kujdesuni për mjedisin tuajMbeturinat ndotin mjedisin tonë. Koshat e mbeturinave kanë pamje të shëmtuar, janë shumë të pisët dhe mbajnë erë të keqe. Kafshët e rrugës hanë ushqim nga koshat e mbeturinave. Kjo mund t’i dëmtojë ato.Breshkat hanë qeset plastike, sepse i ngatërrojnë me kandilët e detit. Plastika nuk tretet në stomakun e tyre dhe më pas ato ngordhin.Fjalë kyçe burimkontrollMbeturina

