Page 27 - Demo
P. 27


                                    Çfarë mësuatMund të kujdesemi për mjedisin duke kursyer ujin dhe energjinë.Për të ndihmuar në mbajtjen pastër të mjedisit, mbeturinat nuk duhen hedhur jashtë vendeve të caktuara. Flisni rreth...Çfarë mund të bëni në komunitetin tuaj për të ndaluar hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme?Zbrazni koshin e mbeturinave të klasës dhe kontrollojini atoParashikoni se cili tip mbeturinash do të jetë më i zakonshmi në koshin e mbeturinave të klasës suaj. Përgatitni një tabelë model për të renditur tipat e mbeturinave që parashikoni të gjeni. Zbrazni koshin e mbeturinave të klasës mbi një tabak letre të vendosur mbi dysheme. Punoni në çift për të regjistruar mbeturinat e gjetura në kosh. Veprimtaria 1.10Vishni doreza gome kur mblidhni mbeturinat dhe bëni kujdes nga qelqet e thyera.KujdesBëni një listë për të gjitha llojet e mbeturinave që gjetët. Më pas shtoni aty numrin e sendeve të secilit lloj p.sh., sa kënaçe, sa qese, sa letra etj. Paraqitini përfundimet në një tabelë. Mbidhini përsëri mbeturinat në qese. Lëreni qesen pranë pikës së grumbullimit më të afërt.Pyetje dhe detyra1. A përputhen parashikimet tuaja me të dhënat që mblodhët gjatë kontrollit të mbeturinave?2. Krahasoni rezultatet e secilit çift në klasë. A ka ndonjë rezultat që nuk përputhet me modelin e parashikuar? Mund ta shpjegoni këtë?3. Filloni një aksion për pastrimin e mbeturinave. Bëni postera dhe vendosini rreth e qark shkollës suaj.Mjetet e nevojshme:kosh plehrashlaps • bllok shënimeshtabak letre • doreza gome1 Gjallesat në mjedis 25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31