Page 31 - Demo
P. 31
29Çfarë mësuatPjesët brenda trupit tuaj quhen organe.Organet kryesore të trupit janë: zemra, stomaku, zorrët, mushkëritë, veshkat dhe truri.Flisni rreth...Çfarë i mbronorganet e trupit?29Pyetje dhe detyra1. Cili organ ndodhet në kokë?2. Cilat organe ndodhen në kraharor?3. Cilat organe janë çift?4. Sipas jush, çfarë funksioni ka secili organ i trupit?Veprimtaria 2.1Përcaktoni pozicionin e organeve në trupShtrihuni mbi një tabak letre dhe kërkoni nga shoku/shoqja juaj të vizatojë linjën e jashtme të trupit tuaj.Mos vizatoni rreth krahëve dhe këmbëve. Më pas vizatoni linjat e jashtme të këtyre organeve në tabakun tjetër:• truri• mushkëritë• zemra• veshkat• stomaku • zorraBëni kujdes që madhësia e secilit organ të jetë e tillë që të vendoset brenda formës së trupit që vizatuat në fillim. Etiketoni dhe ngjyrosni secilin organ.Prisni vizatimet e organeve dhe ngjitini në vendet përkatëse në trupin e vizatuar në tabak. Disa kafshë, si kandili i detit, nuk kanë organe trupi të vërteta. Ato kanë pjesë më të thjeshta që kryejnë funksionet e tyre.2 Njerëzit dhe kafshëtMjetet e nevojshme:dy tabakë letrelapsa me ngjyra

