Page 32 - Demo
P. 32


                                    30 2 Njerëzit dhe kafshët2.2 Zemra dhe enët e gjakut30Vendosni dorën në kraharor. Mund t’i ndieni rrahjet e zemrës?Pse rreh zemra juaj? Mblidheni dorën grusht. Aq e madhe është edhe zemra juaj. Zemra ndodhet në brendësi të kraharorit, pak në të majtë. Ajo është e mbrojtur nga brinjët.Zemra është një muskul i veçantë. Puna e saj është të pompojë gjakun nëpër trupin e njeriut. Çdo herë që muskuli i zemrës tkurret për të pompuar gjakun, mund të ndieni rrahjen e zemrës. Asaj i duhet më pak se një minutë për të furnizuar me gjak çdo pjesë të trupit tuaj. Zemra e bën këtë gjatë gjithë kohës dhe nuk pushon kurrë. Zemra ka dy anë. Ana e majtë (ngjyra e kuqe në figurë) pompon gjakun e pastër (që përmban oksigjen) në të gjithë trupin. Ana e djathtë (ngjyra blu në figurë) pompon gjakun pa oksigjen dhe që përmban dyoksid karboni, drejt mushkërive për ta pastruar.Pse zemra duhet ta pompojë gjakun nëpër trup?gjak pa oksigjen, por që përmban dyoksid karbonivena e poshtmegjaku i pasur me oksigjenarterie mushkërorevena mushkëroreveshi i djathtëveshi i majtëbarkushja e majtëbarkushja e djathtëarterieaortavena e sipërmeFjalë kyçezemër oksigjen enë gjakuqarkullimsistem qarkullimi
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36