Page 33 - Demo
P. 33
2 Njerëzit dhe kafshët 31Çfarë mësuatAna e majtë e zemrës pompon gjakun me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit.Ana e djathtë pompon për në mushkëri gjakun pa oksigjen.Gjaku transporton lëndët ushqyese dhe oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit. Gjithashtu, gjaku merr lëndët e panevojshme nga pjesë të ndryshme të trupit dhe i transporton ato në organe që i nxjerrin jashtë.Flisni rreth...Pa e vendosur dorën mbi kraharor, si mund të tregoni që zemra juaj po rreh?31gjak që përmban oksigjengjak pa oksigjen, por që përmban dyoksid karbonizemra mushkëriaSfidëÇfarë është ataku i zemrës dhe nga se shkaktohet ai?Pyetje dhe detyra1. a) Çfarë funksioni ka zemra?b) Pse e ka këtë funksion?2. Ç’kuptojmë me rrahje të zemrës?3. Pse zemra e pompon gjakun për në mushkëri, përpara se ta pompojë atëpër në pjesë të tjera të trupit?Gjaku është një lëng i kuq që rrjedh nëpër trup me anë të enëve të gjakut. Shikoni në brendësi të kyçit të dorës. Ndonjëherë mund të shikoni enët e gjakut që ndodhen nën lëkurë.Enët e gjakut çojnë gjakun nga zemra në mushkëri, nga zemra nëpër trup dhe e kthejnë gjakun përsëri në zemër. Ky proces quhet qarkullim.Gjaku transporton lëndë ushqimore dhe oksigjen në të gjitha pjesët e trupit. Gjithashtu, ai mbledh lëndët e panevojshme nga trupi dhe i transporton ato në organe, të cilat i nxjerrin jashtë tyre. Veshkat dhe mushkëritë janë dy prej këtyre organeve.Zemra, enët e gjakut dhe gjaku formojnë sistemin e qarkullimit të gjakut në trupin tonë.arterie mushkërore2 Njerëzit dhe kafshët

