Page 34 - Demo
P. 34
32 2 Njerëzit dhe kafshëtMatni pulsin tuajGjeni pulsin tuaj në dorë ose në qafë. Mos përdorni gishtin e madh për të matur pulsin, sepse ai ka një puls në vetvete. Përdorni dy gishtat e tjerë. Numëroni sa rrahje ndieni në një minutë. Përsëriteni tri herë këtë. Regjistroni rezultatet në një tabelë. A është i njëjtë numri i rrahjeve në të tria herët? Krahasoni matjet tuaja me ato të shokëve të klasës.Matni rrahjet e pulsit tuaj disa herë gjatë ditës si p.sh.: pasi të keni ngrënë drekë dhe para se të flini. Çfarë ndryshimesh vini re? Veprimtaria 2.32.3 Rrahjet e zemrës dhe pulsiZemra juaj rreh 90 herë në minutë. Te të rriturit ajo rreh rreth 70 herë në minutë. Kur vraponi, trupi juaj ka nevojë për më shumë ushqim dhe oksigjen. Sa më aktivë të jeni, aq më shpesh zemra ka nevojë të rrahë për të furnizuar trupin me lëndë ushqyese dhe oksigjen nëpërmjet gjakut.Rrahjet e zemrës mund t’i numërosh duke matur pulsin. Pulsi shkaktohet nga presioni i gjakut kur zemra e pompon atë në pjesën tjetër të trupit.Dy vende të përshtatshme ku mund të gjeni pulsin janë: në anë të qafës dhe në pjesën e brendshme të kyçit të dorës. Kur të ndieni një rrahje të lehtë nën lëkurën e dorës apo të qafës suaj, atëherë keni gjetur pulsin. Çdo rrahje që ndieni shkaktohet nga tkurrja e muskulit të zemrës suaj.Ushtrimet fizike e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt.32 2 Njerëzit dhe kafshëtFjalë kyçepulspresion i gjakutMjetet e nevojshme:orë dore me akrepin e sekondave

