Page 37 - Demo
P. 37


                                    2 Njerëzit dhe kafshët 35Çfarë mësuatNe përdorim mushkëritë tona për frymëmarrje dhe për frymënxjerrje.Mushkëritë tona zmadhohen dhe mbushen me ajër kur marrim frymë.Mushkëritë tona zvogëlohen dhe nxjerrin jashtë ajër kur nxjerrim frymën. Gjatë frymëmarrjes marrim oksigjen nga ajri.Gjatë frymënxjerrjes nxjerrim jashtë dyoksidin e karbonit.Flisni rreth...Si mund të marrin frymë zhytësit nën ujë?2 Njerëzit dhe kafshët 35Frymëmarrja dhe frymënxjerrjaAjri hyn në trup nëpërmjet hundës dhe gojës.Ajri del nga trupi nëpërmjet hundës dhe gojës.Ajri zbret në trake dhe hyn në mushkëri.Ajri nxirret nga mushkëritë dhe shkon në trake.Kur marrim frymë, thithim ajër dhe oksigjeni i ajrit shkon në mushkëri. Më pas oksigjeni kalon në enët e gjakut të mushkërive. Gjaku i pasur me oksigjen shkon nga mushkëritë në zemër nga ku shpërndahet në të gjitha pjesët e trupit. Ne kemi nevojë për oksigjen që të jetojmë.Trupi ynë përdor oksigjenin dhe prodhon dyoksidin e karbonit. Dyoksidi i karbonit është mbetje në gjendje të gaztë, të cilën trupi e nxjerr jashtë. Gjaku e transporton dyoksidin e karbonit në mushkëri. Gjatë frymënxjerrjes ne e nxjerrim atë në ajër. 
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41