Page 38 - Demo
P. 38
36 2 Njerëzit dhe kafshët2.5 Sistemi tretësTrupi juaj ka nevojë për lëndë ushqyese që ta ndihmojnë atë të rritet. Ushqimi ju jep energji, por trupi juaj nuk mund t’i përdorë ashtu siç janë lëndët ushqyese që hani. Ushqimi duhet të përpunohet, në mënyrë që të mund të përdoret nga trupi. Sistemi tretës i ndryshon lëndët ushqyese duke i copëtuar ato në pjesë shumë të vogla. Ky proces quhet tretje.Stomaku dhe zorrët tretin ushqimin. Ato janë organet kryesore të sistemit tretës. Pjesëzat e ushqimit të tretur kalojnë nga zorrët në gjak dhe transportohen në të gjitha pjesët e trupit.Ushqimi që hamë duhet të tretet, në mënyrë që trupi të mund ta përdorë atë.Pyetje dhe detyra 1. Pse kemi nevojë për ushqim?2. Pse ushqimi duhet të tretet?3. Sa ndihmon stomaku në tretjen e ushqimit?4. Çfarë ndodh me ushqimin në zorrë?5. Si arrin ushqimi i tretur në të gjitha pjesët e trupit?Fjalë kyçesistem tretëstretje • stomakzorrë • pështymëezofag

