Page 39 - Demo
P. 39


                                    2 Njerëzit dhe kafshët 37Çfarë mësuatTrupi ka nevojë për ushqim që të rritet dhe që të ketë energji për të punuar.Ushqimi copëtohet në pjesë shumë të vogla gjatë procesit të tretjes.Stomaku dhe zorrët tretin ushqimin.Ushqimi i tretur përthithet nga gjaku dhe transportohet në të gjitha pjesët e trupit.Flisni rreth...Pse ushqimi i bebeve është i butë dhe i qullët?371 Dhëmbët e përtypin dhe e copëtojnë ushqimin në copa të vogla që mund të gëlltiten. Lëndët tretëse që gjenden në pështymë fillojnë tretjen e ushqimit. 4 Në zorrë vazhdon copëtimi i ushqimit derisa copëzat e tij të bëhen mjaftueshëm të vogla, që të përthithen në gjak.5 Pjesët e patretura të ushqimit që trupi nuk mund t’i përdorë, nxirren jashtë kur shkojmë në tualet.2 Ushqimi që ne gëlltisim, zbret poshtë në një tub që quhet ezofag dhe më pas në stomak.3 Në brendësi të stomakut, ushqimi përzihet me lëngjet tretëse, të cilat e kthejnë ushqimin në një masë të lëngshme të trashë si qull.2 Njerëzit dhe kafshët
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43