Page 40 - Demo
P. 40
38 2 Njerëzit dhe kafshët2.6 Si funksionojnë veshkat? Veshkat ndodhen poshtë kafazit të brinjëve në pjesën e pasme të trupit.Ato janë një çift organesh me formën e fasules dhe te të rriturit kanë masën e miut të kompjuterit. Veshkat e shëndetshme filtrojnë gjakun për të larguar nga trupi lëndët e panevojshme dhe ujin e tepërt.Gjeni veshkat tuaja. Vendosni duart te legeni me gishtat e mëdhenj mbrapa. Rrëshqitni duart tuaja sipër deri sa të ndieni brinjët tuaja. Veshkat janë brenda trupit, aty ku janë vendosur gishtat e mëdhenj të dorës.Procesi i nxjerrjes së lëndëve të panevojshme të trupit nga veshkat quhet jashtëqitje (ekskretim). Nga veshka nxirret një produkt i lëngshëm që quhet urinë. Urina del nga trupi ynë kur shkojmë në tualet. Gjaku kalon në veshka rreth 40 herë në ditë për të prodhuar afërsisht 1litër urinë. Pini 6-8 gota me ujë çdo ditë për t’i mbajtur veshkat të shëndetshme.Hulumtim rreth funksionit të veshkaveÇdo ditë trupi juaj prodhon rreth një litër urinë. Sa është një litër? Në një enë, hidhni aq ujë sa mendoni se është një litër. Si mund ta kontrolloni nëse është 1 litër?Veprimtaria 2.638 2 Njerëzit dhe kafshëtFjalë kyçeveshkë jashtëqitje • urinësëmundje • dializëMjetet e nevojshme:një enë e madhenjë cilindër matës • ujë

