Page 41 - Demo
P. 41


                                    2 Njerëzit dhe kafshët 39Flisni rreth...Pse veshkat prodhojnë më pak urinë në kohë të ngrohtë, sesa në kohë të ftohtë?Çfarë mësuatVeshkat janë një çift organesh që ndodhen në pjesën e pasme të trupit, poshtë brinjëve.Funksioni kryesor i veshkave është të nxjerrin jashtë trupit lëndët e panevojshme në formën e urinës. Ky proces quhet jashtëqitje.Procesi i dializës është me kosto shumë të lartë. Ai kryhet tri herë në javë dhe merr shumë orë në ditë. 2 Njerëzit dhe kafshët 39Kur veshkat nuk punojnë Nëse një veshkë nuk funksionon për shkak të ndonjë sëmundjeje, mjekët mund ta heqin atë. Organizmi i njeriut jeton edhe me një veshkë, nëse ajo është e shëndetshme. Disa njerëz nuk kanë veshka të shëndetshme dhe me kalimin e kohës veshkat e tyre mund ta humbasin funksionin. Ata kanë nevojë të lidhen me një makinë, e cila funksionon si një veshkë, për të filtruar dhe për të pastruar gjakun. Ky proces quhet dializë.Ndonjëherë njerëzit bëjnë transplant veshke. Kjo do të thotë që ata marrin një veshkë nga një person tjetër, i cili zakonisht është një familjar i tyre.Pyetje dhe detyra1. Në ç’pjesë të trupit ndodhen veshkat?2. Çfarë madhësie kanë veshkat?3. a) Cili është emri i procesit kryesor që realizohet nga veshkat?b) Shpjegoni se si e realizojnë veshkat këtë proces.4. Përmendni tri gjëra që mund të bëjnë mjekët nëse veshkat nuk punojnë.
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45