Page 42 - Demo
P. 42


                                    404 2 Njerëzit dhe kafshët2.7 Si funksionon truri?Fjalë kyçe tru • nervsistem nervorimazh • tumorSi e mbani mend rrugën nga shkolla për në shtëpi?Pse merrni frymë në mënyrë të pavullnetshme?Si e kuptoni kur jeni të uritur ose të etur?Nga vijnë ëndrrat?Truri është një organ i butë me ngjyrë gri dhe i rrudhosur që gjendet në brendësi të kafkës. Ai realizon të mësuarit, të menduarit dhe gjithashtu kontrollon muskujt dhe shqisat. Truri lidhet me të gjitha pjesët e trupit me anë të nervave. Gjatë gjithë kohës dhe shumë shpejt, nervat përcjellin mesazhe, nga pjesët e trupit në qendrat e trurit, dhe i kthejnë mesazhet e përpunuara, nga truri drejt pjesëve të trupit. Truri dhe nervat punojnë së bashku dhe formojnë sistemin nervor. Pjesë të ndryshme të trurit kryejnë funksione të ndryshme.Shndërron mesazhet nervore që vijnë prej syve tuaj në ato imazhe që ju shikoni. Kontrollon veprimetë pavullnetshme, siç janë frymëmarrja, rrahjet e zemrës,teshtima, rrahja e qepallave.Dërgon mesazhe nervore në muskujt tuaj për t’i bërë ata që të lëvizin. Kontrollon ekuilibrin tuaj.truri i përparmëtruri i vogëlpalca e zgjatur Merr mesazhe nervore nga veshët dhe tregon se çfarë po dëgjoni.Kontrollon fjalët tuaja dhe ju lejon të flisni.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46