Page 43 - Demo
P. 43


                                    2 Njerëzit dhe kafshët 41SfidëÇfarë është tronditja?Flisni rreth...A punon truri kur jemi duke fjetur? Si mund ta dimë këtë?Ëndrrat janë mendime, imazhe dhe tinguj të formuar nga truri ynë, ndërkohë që jemi në gjumë. Ëndrrat mund të jenë rreth diçkaje dhe, kur ne i rikujtojmë, ato shpesh nuk kanë kuptim. Ne shohim shumë ëndrra, çdo natë, por shumë prej tyre nuk i mbajmë mend.Çfarë ndodh kur dëmtohet truri?Dëmtimi i trurit është një problem serioz, sepse truri kontrollon çdo gjë që bëjmë. Disa nga organet e trupit tonë kanë aftësi të ripërtërihen, por disa organe të tjera nuk e kanë këtë aftësi. Truri zakonisht nuk mund të ripërtërihet.Disa efekte negative mbi trurin shkaktohen nga mikrobet (të cilat shkaktojnë infeksione), nga mungesa e oksigjenit apo nga lëndime të kafkës së kokës. Në disa raste të rralla në tru formohen masa që quhen tumore. Pyetje dhe detyra1. a) Si është i mbrojtur truri?b) Pse është e rëndësishme ta mbrojmë atë?2. a) Si i dërgon dhe si i merr truri mesazhet nga pjesët e tjera të trupit?b) Pse është e rëndësishme që këto mesazhe të shkojnë e të vijnë shumë shpejt? Mendoni rreth kësaj situate: Jeni duke kaluar rrugën, kur papritmas shikoni një makinë që po ju afrohet me shpejtësi. 3. Shpjegoni se si ua krijon mundësinë truri t’i telefononi një shokut a shoqes suaj.2 Njerëzit dhe kafshët 41Çfarë mësuatTruri është i mbrojtur nga kafka.Truri kontrollon gjithçka në trupin tonë, si: lëvizjet, shqisat, të folurit, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen.Dëmtimet e trurit përbëjnë një problem serioz, sepse truri nuk ka aftësi të ripërtërihet. 
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47