Page 44 - Demo
P. 44
42 2 Njerëzit dhe kafshëtAparati i riprodhimit gjenital mashkullorAparati i riprodhimit gjenital femëror2.8 Aparati riprodhuesAparati riprodhues te njeriu është i ndarë sipas seksit, në aparat gjenital femëror dhe aparat gjenital mashkullor.Aparati gjenital femërorAparati gjenital femëror është më i ndërlikuar sesa ai mashkullor. Ai përbëhet nga dy vezoret, dy tubat e Fallopit, mitra dhe vagina.Vezoret janë një çift gjëndrash të vendosura në zgavrën e barkut. Funksioni i tyre është të maturojnë vezët (gametët femërorë) dhe të sekretojnë hormone seksuale femërore. Çdo vezë ka 23 kromozome.Mitra është një organ zgavror në formë dardhe. Në paretet e brendshme të saj ndodhen shumë enë gjaku. Funksioni i mitrës është të mbajë dhe të ushqejë embrionin, i cili më pas kthehet në fetus.Tubat e Fallopit janë dy kanale që lidhin vezoret me mitrën. Ata janë vendi ku realizohet takimi midis vezës (gametit femëror) dhe spermatozoidëve (gametët mashkullorë). Çdo spermatozoid ka 23 kromozome.Vagina është një tub me mure elastike që mundësojnë fetusin të lindë.Fjalë kyçe vezëgametspermatozoidzigotëfekondimAparati gjenital mashkullorDy nga pjesët kryesore të këtij aparati janë testikujt dhe penisi. Testikujt kanë si funksion të prodhojnë spermatozoidët, të cilët penisi i përcjell në aparatin gjenital të femrës.vezoremitravaginavezoretubat e Fallopittestikulpenisi

