Page 45 - Demo
P. 45
43Zhvillimi i embrionit2 Njerëzit dhe kafshët 43Flisni rreth...Cili është ndryshimi midis një gameti dhe zigotës?Çfarë mësuatSipas seksit aparati riprodhues te njeriu quhet:• aparat gjenital femëror.• aparat gjenital mashkullor.Nga bashkimi i gametit femëror me atë mashkullor formohet zigota, e cila i jep fillesën një individi të ri. Pyetje dhe detyra1. Cili është funksioni i aparatit riprodhues a) te femra? b) te mashkulli?2. Si formohet zigota?3. Ç’kuptoni me fekondim?4. Kur formohet embrioni?Nga bashkimi i vezës me spermatozoidin formohet zigota. Ky proces quhet fekondim. Zigota është qeliza e parë nga e cila e merr fillesën një qenie e re. Zigota ndahet në dy qeliza të reja, të cilat përsëri ndahen derisa të formohet një grumbull qelizash (embrioni). Më pas ndodhin ndryshime të tjera që çojnë deri në formimin e fetusit dhe më vonë fetusi merr formën e qenies njerëzore. Koha maksimale e qëndrimit të fetusit në barkun e nënës është 9 muaj.Fekondimilëngu amniotikfetusivezazigotady qelizakatër qelizamorulaqeliza të ndara në shtresa

