Page 46 - Demo
P. 46
44 2 Njerëzit dhe kafshët2.9 Si ndikon ushqimi dhe mënyra e jetesës në organizmin tonëTë ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë që ushqimet të jenë pa shije, por që të përmbajnë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin. Është e rëndësishme të heqim dorë nga përdorimi i atyre ushqimeve që na bëjnë dëm. Për të pasur një trup të bukur dhe të shëndetshëm (por jo të shëndoshë), shikoni në figurë ushqimet që duhet t’i përdorni dhe ato që nuk duhet t’i përdorni.Fjalë kyçe ushqim i shëndetshëm forcë imunitarefunksion normalFasulet, thjerrëzat, avokadot, lakrat e bardha dhe të kuqe, hudhrat, sallatat e ndryshme, peshku, vaji i ullirit, ullinjtë, mishi i pulës etj. janë ushqime të shëndetshme.Mënyra e jetesës do të jetë e shëndetshme, po të gërshetoni mirë raportet mësim, ushqim i shëndetshëm, kohë e lirë dhe gjumë. Gjumi është një faktor i rëndësishëm për të pasur një trup të shëndetshëm.Pijet e gazuara, ushqimet e shpejta, ushqimet e skuqura, mishi me dhjamë, margarina, gjalpi, patatinat etj. janë ushqime të pashëndetshme.Ndikimi i gjumit në shëndetin e organeve të trupitTë ushqehemi shëndetshëm

