Page 47 - Demo
P. 47


                                    22 Njerëzit dhe kafshët Njerëzit dhe kafshët 45Flisni rreth...Si mund të ndihmohen njerëzit e droguar për t’u rehabilituar?Çfarë mësuatNe duhet të ushqehemi shëndetshëm që të kemi një trup të shëndetshëm.Ne duhet të flemë mjaftueshëm për të ripërtërirë forcat imunitare të trupit tonë.Droga, duhani dhe alkooli janë shumë të dëmshëm për shëndetin tonë.Ai luan rol në ripërtëritjen e forcave imunitare të organizmit. Fëmijët e moshës 5 deri në 12 vjeç kanë nevojë për 11 orë gjumë. Nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm, do të ndiheni pa humor, të lodhur dhe pa dëshirë për të mësuar.Droga, duhani dhe alkooli përbëhen nga lëndë kimike të dëmshme për shëndetin. Ato sjellin dëmtime të trurit, të zemrës, të stomakut, të mëlçisë dhe të mushkërive. Prej tyre, këto organe humbasin dalëngadalë funksionet normale. Njerëzit që i përdorin këto lëndë mund ta luftojnë efektin e tyre negativ, duke u trajtuar nga mjekë të specializuar.Droga, duhani dhe alkooliPyetje dhe detyra1. Pse duhet të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme?2. Listoni disa ushqime të shëndetshme dhe disa të pashëndetshme.3. Pse duhet të flini gjumë mjaftueshëm?4. Nga se përbëhen drogat, duhani dhe alkooli?5. Çfarë ndodh me organet nëse dikush përdor drogë?6. Bëni një fletëpalosje ku të ilustroni shprehjen:“Jemi kundër drogës, duhanit dhe alkoolit.”mëlçi e dëmtuarmëlçi e shëndetshmemushkëri e dëmtuarmushkëri e shëndetshme
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51