Page 5 - Demo
P. 5
HyrjeHyrje 3Paketa e lëndës “Biologji” për klasën e gjashtë përbëhet nga Libri i nxënësit, Fletorja e punës dhe Libri i mësuesit. Ajo është në përputhje me kurrikulën e fushës së shkencave të natyrës dhe programin e lëndës “Biologji”. Librat janë të këndshëm, të përshtatshëm dhe të lehtë në përdorim, si për nxënësin ashtu edhe për mësuesin. Libri dhe Fletorja nxisin përfshirjen aktive të nxënësit në përmbajtjen e lëndës, si dhe zhvillojnë aftësitë bazë të kërkimit shkencor.Libri i nxënësit përbëhet nga dy kapituj, renditja e të cilëve jo domosdoshmërisht duhet të ndiqet nga mësuesi. Gjatë procesit të mësimdhënies, ai është i lirë t’i rendisë ato si t’i duket më e përshtatshme.Libri dhe Fletorja përmbajnë shumë figura dhe pyetje që mund të shfrytëzohen për diskutime në klasë. Theksi vihet te lidhja që duhet të bëjë nxënësi mes jetës së përditshme dhe ideve shkencore.Përgjatë Librit, do të gjeni ide për veprimtari praktike, të cilat i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e kërkimit shkencor dhe u rrisin kuriozitetin.Pyetjet në rubrikën “Kontrolloni njohuritë” mund të përdoren për të vlerësuar nxënësin.Është e domosdoshme dhe shumë e rëndësishme që mësuesi t’i drejtohet Librit të mësuesit për përdorimin me efikasitet të Librit të nxënësit dhe Fletores së punësgjatë procesit të mësimdhënies. Libri i mësuesit përmban udhëzime të detajuara për mësimdhënien e të gjithë kapitujve, ide për veprimtari që mund të zhvillohen në klasë dhe shënime mbi të gjitha veprimtaritë që përmban Libri i nxënësit. Ai përmban një numër të madh fletësh pune si dhe përgjigjet e të gjitha pyetjeve në Librin e nxënësit.Nxënësi mund të përdorë Fletoren e punës krahas Librit të nxënësit. Ajo përmban ushtrime të ndryshme që nxënësi të zhvillojë të kuptuarit, të praktikojë fjalorin, të zbatojë njohuritë në situata të reja dhe të zhvillojë aftësitë e shqyrtimit. Nxënësi mund t’i përfundojë ushtrimet në klasë ose mund t’i marrë ato si detyrë shtëpie.Shpresojmë që paketa “Biologjia 6” do t’ju pëlqejë!

