Page 56 - Demo
P. 56


                                    54 Modele hulumtimi shkencorPyetje hulumtueseShpeshherë hulumtimi shkencor nuk është mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur një pyetjeje. Kjo sepse mund të mos keni pajisjet e nevojshme apo kohën e mjaftueshme. Përgjigjet e shumë pyetjeve mund të gjenden në libra referimi apo dhe në internet. Meri po kërkon informacion për zinxhirët ushqimorë.Zgjedhja e fjalëve kyçFillimisht duhet të mendoni fjalët që do kërkoni. Këto duhet të jenë fjalët kyç të temës për të cilën jeni duke kërkuar. Meri mund të kërkojë fjalët: ushqim, konsumator, pre.Përdorimi i librave të referimitShqyrtoni tabelën e përmbajtjes së librit për këto fjalë dhe më pas kërkojini ato në treguesin alfabetik. Kërkoni fjalët “konsumator”, “pre” në treguesin alfabetik të këtij libri. Mund të gjeni se si ushqehet një kafshë?Meri ka gjetur dy faqe që japin të dhëna, njëra për krokodilin dhe tjetra për ushqimin e krokodilit. Sipas jush, cila prej tyre është më e besueshme? Faqet më të besueshme do t’i gjeni në adresat e organizatave të mëdha dhe të shkruara nga njohës të mirë të fushës përkatëse. Faqet jo të përshtatshme, shpesh përmbajnë reklama dhe nuk duken serioze.Përdorimi i internetitMendoni me kujdes rreth fjalëve që do të shtypni në kompjuter për të kërkuar. Kërkimi, për shembull, për fjalët kyç “krokodil” “me se ushqehet krokodili”, mund të japë një listë faqesh të ndryshme.Jo gjithë informacioni dhe materiali i internetit është i saktë. Kështu që kërkoni me kujdes në ato faqe që i përshtaten hulumtimit tuaj. Kafshët e egraLajme gazmoreMakinaNjerëzLojëraKliko këtu të fitoshKrokodili hanjë lopë të tërëFakte për krokodilin
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60