Page 60 - Demo
P. 60


                                    Fiona BaxterLiz DilleyJon Board6Biologjia 6BiologjiaShqipëroi: Merita BerishaBiologjia 6 është një libër gjithëpërfshirës, i hartuar posaçërisht për programin mësimor të klasës së gjashtë të shkollës 9-vjeçare. Libri ofron ide të shumta mësimdhënieje, duke u krijuar mundësi mësuesve të zgjedhin veprimtaritë më të përshtatshme për nxënësit. Mësimdhënia bazohet në nxitjen e marrëdhënies pyetje-përgjigje, ku integrohen pyetje shkencore me qëllim nxënien e koncepteve shkencore. Niveli gjuhësor është përzgjedhur në mënyrë të tillë që t’u përshtatet nxënësve, me koncepte të ilustruara përmes diagrameve për të krijuar ide pamore sa më të mira.Libri i nxënësit përmban:ilustrimet e nevojshme që shpjegojnë konceptet e paraqitura në këtë libër;veprimtari që zhvillojnë aftësitë e nxënësit për t’iu përgjigjur pyetjeve shkencore dhe që mbështetin të nxënit përmes zbulimit; një fj alor me fj alë kyçe;rubrikën “Flisni rreth...” që jep sugjerime për diskutimet në klasë;përmbledhje të pikave kyçe të trajtuara në rubrikën “Çfarë mësuat”; rubrikën “Kontrolloni njohuritë”, që ofron mundësi për vlerësimin e njohurive të marra nga nxënësit. 
                                
   54   55   56   57   58   59   60