Page 8 - Demo
P. 8
Gjethja e bimëve është ushqim për vemjet ose për larvat e fluturave.1.1 Zinxhirët ushqimorë në një habitat lokalBora jeton në fshat. Ajo është e kënaqur me kopshtin e saj të perimeve. Aty ajo rrit misër, spinaq dhe kungull. Edhe pse perimet rriten shpejt në prani të ngrohtësisë së diellit, Bora duhet ta ujitë çdo ditë kopshtin e saj, sepse stina është e thatë.Kopshti i perimeve është habitati (vendbanimi) i shumë bimëve dhe kafshëve. Midis disa bimëve dhe kafshëve ekzistojnë lidhje ushqimore. P.sh., vemjet hanë gjethet e spinaqit, ndërsa krimbat e kërcellit bëjnë vrima në kërcejtë e misrit. Vemjet dhe krimbat e kërcejve dëmtojnë bimët. Kafshë të tjera ndihmojnë për t’i luftuar këta dëmtues. Disa zogj hanë vemjet, ndërsa hardhucat hanë krimbat e kërcejve.Fjalë kyçe: habitat • lidhje ushqimoredëmtueszinxhir ushqimor • lloj 1 Gjallesat në mjedisZinxhirët ushqimorëLidhjet ushqimore midis gjallesave ne mund t’i përshkruajmë, duke studiuar një zinxhir ushqimor. Një zinxhir i thjeshtë ushqimor na tregon lidhjen ushqimore të një kafshe me një bimë. Nisur nga kjo, shkruajmë zinxhirin ushqimor: spinaq vemje Shigjeta ( ) do të thotë: “është ngrënë nga”. Pra, ky zinxhir ushqimor na tregon se spinaqi është ngrënë nga vemja.Në figurat 1 dhe 2, dalloni ndryshimet në zinxhirët ushqimorë. Shkruani për secilin, fjalët që mund të lidhen me një shigjetë.126 1 Gjallesat në mjedis

