Page 9 - Demo
P. 9
Çfarë mësuat Një habitat është një shtëpi në mjedis për bimët dhe për kafshët.Zinxhiri ushqimor përshkruan lidhjet ushqimore ndërmjet gjallesave (p.sh.: bimë kafshë, kafshë kafshë etj.).Flisni rreth...Çfarë do të hanin kafshët dhe njerëzit po të mos kishte bimë?7Pyetje dhe detyra1. Përmendni tri bimë dhe tri kafshë në habitatin tuaj ose afër tij.2. Vizatoni tre zinxhirë ushqimorë që tregojnë lidhjet ushqimore midis gjallesave që përmendët.3. Në ç’mënyrë bimët dhe kafshët varen nga njëri-tjetri në habitatin tuaj?4. Gjeni dhe vizatoni dy zinxhirë ushqimorë, në foton e kopshtit të Borës. Te secili zinxhir përfshini një bimë dhe një kafshë.Veprimtaria 1.1Përshkruani një habitat në zonën tuajVizitoni një habitat lokal si p.sh., një kopsht.Gjeni aty llojet e bimëve dhe të kafshëve.Renditini të gjitha bimët dhe kafshët që shikoni.Vështroni poshtë gjethes së një bime dhe poshtë një gjetheje të rënë në tokë për të gjetur insekte.Shikoni për zogj në qiell dhe nëpër pemë.Zbuloni lidhjet ushqimore ndërmjet bimëve dhe kafshëve.Diskutoni shembuj të tjerë të varësisë nga njëri-tjetri të bimëve dhe të kafshëve në habitatin tuaj. 1 Gjallesat në mjedis 7

