Page 10 - Demo
P. 10
Ju kuptoni ndryshimin ndërmjet masës, që matet në kilogram, dhe peshës, që matet me njuton.Ideja kryesoreMegjithëse në jetën e përditshme për matjen e peshës përdorim kilogramët, pesha matet me njuton.8Shumica e njerëzve mendojnë se peshamatet me kilogram. Kjo është e gabuar, por është më e lehtë ta mendojmë në këtë mënyrë. Masa është sasia e lëndës ose e grimcave në një trup. Ajo matet me kilogram apo shkurt kg. Pesha është forca me të cilën trupi mëshon mbi trupin ku mbështetet apo ku varet, si pasojë e rëndesës së tij. Shkencëtarët i matin të gjitha forcat në njuton.Hulumtim: Një masë prej 1 kg në Tokë peshon rreth 10 N. Si mund ta hulumtoni këtë?Për të matur peshën e një trupi, përdorim dinamometër. Me peshore të veçanta, mund të matim edhe masën dhe peshën e trupit tonë.Çfarë njësie përdor shitësi kur peshon fruta? Qarkoni përgjigjen e saktë.Njuton (N) është një njësi matëse.Nga mendoni se vjen ky emër?Isak Njutoni hulumtoi rreth forcës së rëndesës për një kohë të gjatë. Tashmë dihet se forca e rëndesës vepron duke tërhequr trupat drejt qendrës së Tokës. Kjo është e vërtetë jo vetëm kur jeni në tokë, por dhe në ajër apo në ujë.Çfarë ndodh me një top kur e hidhni lart në ajër?metër kilogram njutonForca tërheqëse e Tokës

