Page 12 - Demo
P. 12
Hulumtimi i masës dhe i peshës10Ju përdorni njësitë matëse të forcës, të masës dhe të peshës.Ideja kryesoreForca e rëndesës është e ndryshme në Hënë dhe në planetët e tjerë. Cila është njësia e matjes së forcës të rëndesës në Tokë?Pse themi se një njeri e ka peshën 60 kg, kur kjo nënkupton një masë 60 kg.Kjo do të thotë se, nëse masa juaj është 60 kg, pesha juaj në Tokë është 600 njuton (N). Por nëse shkoni në Hënë do të peshoni vetëm 100 N.Mos kjo nënkupton se keni humbur masë gjatë udhëtimit?Udhëtimi për në Hënë zgjat rreth dy ditë me anije kozmike. Është e pamundur të humbni masë kaq shpejt. Ajo që ka ndryshuar duhet të jetë forca e rëndesës.A është e njëjtë gjithkund forca e rëndesës?Madhësia e forcës së rëndesës është e lidhur me madhësinë e planetit. Sa më e madhe të jetë masa e një trupi (planeti), aq më e madhe është forca e rëndesës në të.Kjo nënkupton që Toka është më e madhe apo më e vogël se Hëna?Shumica e astronautëve kanë një masë rreth 120 kg. Në Tokë, një astronaut peshon 1200 N. Në Hënë, ai peshon 200 N, sepse në Hënë forca e rëndesës është gjashtë herë më e vogël. Shikoni figurën që tregon një astronaute duke ecur në Hënë. Mund të shpjegoni pse ecën ajo në këtë mënyrë?Edhe me një skafandër të rëndë pesha e astronautes është shumë më e vogël se në Tokë. Ajo mund të lëvizë shumë më lehtësisht. Forca e rëndesës që ushtron Hëna mbi të është shumë më e vogël, duke mos e tërhequr mjaftueshëm drejt truallit hënor.TokaHëna

