Page 16 - Demo
P. 16


                                    14Hulumtimi i forcaveJu përcaktoni drejtimin e veprimit të forcave.Ideja kryesoreRreth nesh veprojnë forca të padukshme. Mendoni rreth veprimtarive tuaja në lidhje me forcën e rëndesës. Pse kozmonautët mund të kërcejnë më lart në Hënë se në Tokë?Mbi vajzën vepron një forcë e padukshme që e mban në karrige. A mendoni edhe ju kështu?Sipërfaqja e Tokës vepron gjithashtu duke na shtyrë lart. Kjo bën që ne të qëndrojmë në sipërfaqe të Tokës. Kjo quhet forcë shtytëse kundërvepruese për lart. Forca e rëndesës dhe forca shtytëse kundërvepruese për lart na mbajnë mbi planet. Ne as nuk fluturojmë dhe as nuk zhytemi drejt qendrës së Tokës. Cilat forca e mbajnë njeriun në karrige?Sa herë që një trup shtyn një tjetër, ai shtyhet mbrapsht, me drejtim të kundërt, por me madhësi të njëjtë.Në çfarë drejtimi vepron forca mbi vajzën?Në fizikë, forcat tregohen me anë të një shigjete të vendosur mbi trupin ku ushtrohet forca.Meqenëse forca e rëndesës na tërheq drejt qendrës së Tokës, pse qëndrojmë në sipërfaqe?Mbani mend: Kur veproni kundrejt një trupi të ngurtë, sikurse është një mur, duke e shtyrë atë, mund të ndieni një forcë që ju shtyn në të kundërt. Kjo është quajtur forcë kundërvepruese. Kujtoni ligjin e tretë të Njutonit për lëvizjen.Hulumtim: Si mund ta hulumtoni ligjin e tretë të Njutonit për lëvizjen?Nëse vendosni një trup mbi një peshore me dy pjata, ajo lëkundet lart e poshtë për pak kohë. Kjo ndodh, sepse forcat veprojnë kundër njëra-tjetrës. Përpiquni të tërhiqni një shirit llastiku. Çfarë mund të ndieni? Pse është e vështirë ta tërhiqni?
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20